Gruaja e djalit të Trumpit dërgohet në spital, pasi hapi zarfin
WASHINGTON, DC - JANUARY 20: Vanessa Trump arrives on the West Front of the U.S. Capitol on January 20, 2017 in Washington, DC. In today's inauguration ceremony Donald J. Trump becomes the 45th president of the United States. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

09:07 | 13/02/2018

Policia amerikane njoftoi se gruaja e Donald Trump Jr., Vanessa Trump, u dërgua në spital pasi hapi një letër që përmbante pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Analizat fillestare tregojnë se substanca nuk ishte e rrezikshme.

Zyrtarët thanë se Vanessa Trump, bashkëshortja e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, e hapi letrën drejtuar Donald Trump Jr. të hënën në apartamentin e tyre në Nju Jork.

Policia thotë se Vanessa nuk u dje mirë pasi hapi letrën dhe telefonoi policinë. Ata thanë se ajo po kollitej dhe se po i përziej.

Në vendngjarje mbriti një njësi e punonjësve që merren me neutralizimin e substancave të rrezikshme.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë qenë në gatishmëri për zarfe që mbërrijnë me postë dhe përmbajnë pluhur të bardhë që nga viti 2001, kur letra me antraks iu dërguan ligjvënësve amerikanë dhe në media./VOA



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono