Griezmann: Jemi larg Barçës që pritet, i kënaqur vetëm me golat

16:46 | 25/09/201916:460

Antoine Griezmann shënoi golin e parë të ndeshjes në fitoren shtëpiake të Barcelonës kundër Vilarreal. Kampionët e Spanjës triumfuan me rezultatin 2-1 dhe kjo ishte rrjeta e tretë e francezit me ekipin e ri (numëron edhe dy asiste).

Në një prononcim për “Movistar TV”, 28-vjeçari tregohet i sinqertë në analizën e tij. Ardhja e disa lojtarëve të rinj kërkon kohën e duhur për përshtatjen e tyre me njëri-tjetrin dhe Barcelona është larg pritshmërive.

Ekipi renditet në vend të katërt me 10 pikë dhe Griezmann, i cili ndihet mirë me 3 golat e shënuar deri tani, zbulon rrugën e vetme drejt përmirësimit dhe sukseseve të ekipit.

“Patëm shumë raste, por nuk arritëm t’i konkretizonim në gola. Mund të bëjmë më shumë se kaq dhe duhet të punojmë fort. Kjo Barcelonë është ende larg versionit të saj më të mirë. Personalisht, e dija që nuk do ta kisha të thjeshtë. Po përshtatem me një tjetër lloj futbolli dhe një rol ndryshe. Gjithsesi, kam arritur të shënoj 3 gola dhe nuk janë pak për një të sapoardhur”, përfundon Antoine Griezmann. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono