Greva e urisë, studentët: Është diçka ekstreme

20:21 | 17/12/2018

Katër studentë ishin të ftuar puntatën e kësaj të hëne në “Byro Politike”. Ata u shprehën rreth protestës së ditës së sotme. Sipas tyre në protestë nuk pati asnjë flamur të partisë politike. Atje kishte vetëm studentë dhe qytetarë në mbrojtje të kauzës së tyre, ç’ka ishte dhe qëllimi i protestës së sotme.

“Normalisht që ne u munduam ta bënim sa më gjithpërfshirëse, por ne nuk pamë asnjë lloj flamuri partiak. Nga zoti Kryeministër u tha se dita e protestës do jenë të angazhuar pjesë të opozitës. Unë nuk mendoj se ndodhi kjo gjë. Unë pashë studentë dhe qytetarë që na mbështesnin në kauzën tonë. Kaq”, tha njëri prej tyre.

Megjithatë edhe sot mund të ketë pasur tentativa për futjen e elementeve poltikë që duan të marrin në dorë protestën. Studentët nuk e përjashtojnë si mundësi.

“Shumë e vërtetë. Dhe sot mund të ketë pasur shumë tentativa. Nuk e përjashtoj si mundësi, por qeverisë dhe opozitës u intereson vetëm për dy gjëra, për ta përdorur ose për ta përçarë. Protesta u intereson vetëm studentëve”.

Studentët nuk kanë vendosur akoma se si do zhvillohet protesta në vijim. U fol për grevë urie, por ata u shprehën në “Byro Politike” se për momentin do të vazhdohet me bojkotim të auditoreve.

“Përsa i përket studentëve ne nuk është se jemi të organizuar. Nuk është vendosur diçka konkrete. Greva e urisë është diçka ekstreme. Bojkotimi është ajo që po bëjmë tani”./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono