Greqia shprehet pro hapjes së negociatave por për Shqipërinë ka parakusht
Main opposition New Democracy conservative party leader Kyriakos Mitsotakis speaks during an interview with Reuters at the party's headquarters in Athens, Greece, April 8, 2019. Picture taken April 8, 2019. REUTERS/Alkis Konstantinidis - RC1EA0039AC0

09:27 | 23/10/201909:270

Kryeministri i greqisë Kyriakos Mitsotakis është shprehur më në fund për qëndrimin e Greqisë në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mitsotakis është shprehur se Greqia do të monitorojë nga afër detyrimet e fqinjve. Ndërsa për Shqipërinë Mitsotakis u shpreh se si parakusht për Shqipërinë, është respektimi i pakicës greke.

“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse ajo e shndërron perspektivën në një faktor të stabilitetin në rajon“, tha Mitsotakis gjatë një darke zyrtare.

“Akoma besoj se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për vendin tonë, por nuk do ta fyej stemën dhe as nuk do ta ekspozoj vendin në aventura,” tha ai.

“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse ajo shndërron perspektivën në një faktor stabiliteti në rajon, por edhe sepse është një levë demokratike për modernizimin e nevojshëm të fqinjëve tanë dhe për zgjidhjen e çështjeve tona bilaterale“, deklaroi ai.

Lidhur me Shqipërinë, ai ngriti çështjen e respektit për pakicën Greke dhe të drejtat e saj, duke thënë:

“Si me të gjithë, me Shqipërinë, ne kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Sidoqoftë, parakushti për përparimin e përbashkët për të ardhur në një pikë për rrugën evropiane të Shqipërisë është respektimi i pakicës Greke dhe të drejtat e saj “, deklaroi kryeministri grek./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono