Greqi, marrëveshje historike e kishës dhe shtetit

12:17 | 07/11/2018

Qeveria e Aleksis Tsipras dhe kisha ortodokse greke kanë arritur një marrëveshje historike. Palët i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe tashmë përfitimet nga hapësirat territoriale të kontestuara nga palët do të ndahen përgjysëm.

Alexis Tsipras dhe arqipeshkvi Jeronimos kanë arritur një marrëveshje mbi kompromisin historik për të mbyllur mosmarrëveshjet që për shekuj me radhë kanë ndarë Greqinë dhe Kishën Ortodokse. Marrëveshja – e cila tani duhet të shkojë për nënshkrim tek Sinodi i Shenjtë – bazohet në tre pika themelore: i gjithë terreni – i cili është tejmase i madh – i kontestuar midis domenit publik dhe hierarkive kishtare do të përfundojnë në një fond të përbashkët pronash dhe fitimet do të ndahen përgjysmë.
Priftërinjtë, të cilët deri më tani kanë qenë pjesë e stafit të punonjësve publikë dhe që e kanë marrë pagën direct nga thesari, do të dalin tërësisht nga organet shtetërore dhe do të paguhen nga kasha. Megjithatëm qeveria greke do të kthejë një subvencion vjetor I barabartë me shumën e shpërblimit, që do të paguhet në një llogari të veçantë të rezervuar vetëm për shpërndarjen e pagave.

Ndarja e kompetencave të Shtetit dhe Kishës vjen pak si surprizë falë një kryeministri, i cili që ditën e parë të betimit e ka transformuar ateizmin e tij në një flamur. Tsipras ishte i pari shef qeverie i Athinës që nuk u betua në Bibël dhe përpara arqipeshkvit Jeronimo. Ai ka një partnere me të cilën nuk është martuar dhe ka dy fëmijë të pa pagëzuar. Megjithatë lideri i SYRIZA-s kurrë nuk është përplasur apo prishur mardhëniet me liderët ortodoksë./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono