Greqi, dhunë në protestat përkujtimore për adoleshentin e vrarë

23:40 | 06/12/2018

Manifestimet e së enjtes në Greqi për të përkujtuar adoleshentin e vrarë me plumb në kokë nga policia nuk vonuan të degradonin në dhunë. Ndërsa disa grupe të rinjsh kishin zgjedhur protestën paqësore, të tjerë hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj policisë.

Disa qindra të rinj grekë marshuan të enjten në qendër të Athinës, në përkujtim të 10-vjetorit të vrasjes së adoleshentit Aleksis Grigoropulos nga policia. Protestuesit klithën njëzëri parulla të tipit “Mos e prekni rininë” dhe “Jo fashizmit në shkolla”.

Por ajo që nisi si një protestë përkujtimore degradoi gjatë orëve të vona të pasdites, kur grupe të rinjsh të maskuar u shkëputën nga turma dhe gjuajtën me gurë, bomba molotov dhe lëndë kimike ndaj policisë.

Shumë shpejt dhuna u përhap në rrugët kryesore të kryeqytetit helen, duke detyruar policinë të përdorë gaz lotësjellës për të shpërndarë agresorët. Autoritetet kishin angazhuar mbi 2 mijë oficerë për të ruajtur rendin, disa prej të cilëve ishin të pajisur me uniformat anti-protestë. Gjithashtu, një helikopter mbikëqyrte nga ajri situatën në sheshin Sintagma, ndërsa trafiku rrugor dhe lëvizja e metrove ishte pezulluar.

Episode të ngjashme u verifikuan edhe në qytetin e Selanikut, ku protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë për Maqedoninë, duke detyruar edhe këtu forcat e rendit të përdorin gazin lotësjellës. 6 dhjetorin e vitit 2008, disa orë pasi adoleshenti Grigoropulos ishte qëlluar me plumb në kokë, disa mijëra qytetarë mbushën rrugët e Athinës, duke u vënë zjarrin makinave dhe thyer vitrinat e dyqaneve. Protestat, që ishin të nxitura edhe nga kriza ekonomike, zgjatën disa javë dhe ishin më të rëndat në dekada./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono