GRECO: Ka nisur të luftohet korrupsioni në Shqipëri

15:17 | 12/07/2018

Sipas një raporti të botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit, Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj për të parandaluar korrupsionin, por jo aq sa duhet. Vendi ynë ka përmbushur vetëm katër nga dhjetë pikat e rekomanduara. Raporti vlerëson se gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.

Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e rekomandimeve të saj për të parandaluar korrupsionin lidhur me parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët. Kështu e pasqyron vendin tonë raporti i botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit.

Megjithatë reformat në pritje tregojnë se edhe më shumë duhet bërë. Deri më tani, Shqipëria ka përmbushur katër nga 10 rekomandimet që ka nxjerrë në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.

Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit vlerëson pozitivisht edhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Lartë si autoritet përgjegjës për trajtimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve. Por nuk shprehet me të njëjtat tone për vonesat e vazhdueshme në vlerësimet e gjyqtarëve.

Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit u kërkon autoriteteve shqiptare të japin një përditësim të progresit në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura, duke iu dhënë kohë deri më 31 Mars 2019./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono