Grabitja në Rinas, Koçi: Shërbimi informativ nuk ka funksionuar

20:34 | 12/04/2019

Mbrëmjen e sotme me gazetaren Mirela Milori, ka qenë i ftuar edhe Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Ai është shprehur se nuk është cënuar siguria kombëtare në rastin e grabitjes së fundit në Rinas.

Dua të them që është cënuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë. Nuk është cënuar siguria kombëtare. Në rastin e aeroporti të Rinasit, kemi të bëjmë me një infrastrukturë kritike, ky territor është edhe interes ushtarak, prandaj derisa të sigurohet garancia që hyrje-daljet në aeroport janë të sigurta, policia ushtarake do të jetë e pranishme. Nuk ka lidhje me kushtetutën, policia ushtarake vepron si objekt i një ligji të veçantë”, deklaroi zv/ministri.

Pyetjes së gazetares Mirela Milori se nëse do të ishte akt terrorist? Zv/ministri u përgjigj:

“Mbetemi te ajo nëse, nuk mund të bëjmë supozime, hamendjet na çojnë në pasoja. Nuk kishim të bënim me grup terrorist por me grup të strukturuar kriminal”.

Mirela Milori: Sa i sigurtë është aeroporti i Rinasit, çfarë përgjegjësie mban qeveria shqiptare, a ka përgjegjës?

Petro Koçi: Të gjithë këto elementë nëse nuk japin rezultate të caktuara do të thotë që secili do të mbajë përgjegjësinë e caktuar. Duhet parë edhe procesi i zbatueshmerisë së kontratës.

Mirela Milori: Marrëdhënia mes koncesionarit dhe aeroportit këto 2 vite nuk ka shkuar si duhet, ka dikush përgjegjësi?

Petro Koçi: Duke mos qenë në fushën që mbaj përgjegjësi të drejtpërdrejtë, gjykoj që ka përgjegjësi, unë e theksoj që nga mënyra që është hartuar kontrata, zbatimi, miratimi i saj, çdo pjesë e saj mund të ketë probleme.

Ata që merren me zbatimin e kontratës duket se kanë zbatuar ca standarde të nivelit të ulet. Nëse aty nuk ke kamera apo të tjerë elemente, ka përgjegjësi.

Mirela Milori: Ka reagim nga NATO?

Petro Koçi: Deri tani nuk kemi patur, nuk jam interesuar drejtpërdrejt por në dijeninë time nuk ka patur. Për shkak të kësaj ngjarje kemi dale në përfundimin që siguria e aeroportit është cënuar dhe kemi marrë masën e duhur me praninë e forcave ushtarake në Rinas.

Mirela Milori: Informacioni, shërbimi informativ a ka qene në nivel në lidhje me këtë ngjarje?

Petro Koçi: Fakti që është organizuar ky grup kriminal dhe besohet që ka qarkulluar lirshëm, tregon që njerëzit e ngarkuar për informimin nuk kanë bërë detyrën e tyre si duhet, por kjo do dalë më pas, theksoj se ka vend shumë për tu përmirësuar./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono