Grabitja në Dobraç/Dyshohet se një grup ka kryer gjithë grabitjet në zonë

15:36 | 16/12/2017

ABC News ka mësuar detaje të reja në lidhje me autorët që dyshohet se kanë grabitur një banesë në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër. Sipas burimeve dyshohet se autorët kanë përdorur një mjet me xhama të zinj dhe njohin shumë mirë zonën. Policia dyshon se i njëjti grup kriminal ka realizuar të gjitha vjedhjet që kanë ndodhur në Dobraç, pasi ndjekin të njëjtën skemë gjatë grabitjeve.

Pesë persona janë shoqëruar në polici, por  ende nuk ka një të dyshuar për grabitjen e kryer në Dobraç të ri në Shkodër. Grupi hetimor ka nisur punen në terren duke marrë edhe dëshmitë e banorëve të zonës rreth mjetit tip “Alfa Romeo” i cili është përdorur nga grabitësit.

ABC News ka mesuar se makina ka qenë me xhama të zinj dhe ka qarkulluar disa ditë më parë në fshat. Dyshohet se autoret kane vezhguar me heret edhe levizjet e djemve te familjes Selimi per te realizuar me pas edhe planin e aksionit per grabitjen e 5000 eurove ne mengjes heret.

Orari i grabitjes së shtëpive në këtë zonë sipas policisë dëshmon se kemi të bëjmë me grup të mirëfillte kriminal  te cilet marrin masat paraprake para se të sulmojnë shtepite e familjeve me biznese.

Kjo është grabitja e katërt në zonë dhe te gjitha vjedhjet janë kryer në të njëjtën orë dhe me të njëjtin automjet, thone burime konfidenciale per abc neës. Ndërsa vetëm rasti i familjes Selimi është denoncuar në polici. Pas kësaj janë marrë edhe dëshmitë për dy grabitje të kryera meë parë në zonë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono