Grabitja e Rinasit, shpallen në kërkim 5 persona

15:27 | 18/04/2019

5 persona janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e parave ne Rinas.

Burimet nga hetimi i thane ABC news se ka dyshime qe 2 nga 3 mjetet e perdorura nga grabitesit mund te kene hyre nga kosova.

Policia  e shtetit ka shpallur në kërkim 5 persona që dyshohen si të përfshirë në grabitjen e bujshme në Rinas në 9 prill.

Numri i personave që po hetohen është edhe më i madh. Hetuesit kanë në administrim 3 furgonë, që dyshohet se janë përdorur nga grabitësit, dy prej të cilëve u gjetën të djegur nga policia pas grabitjes. Mjeteve ju janë fshirë numrat e shasisë për të penguar identifikimin e tyre.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë për ABC News se, 2 mjetet e djegur  tip Mercedez- Benz dhe Vito nuk janë denoncuar të vjedhur në polici.

Nisur nga kjo hetuesit kanë dyshime se furgonët janë importuar nga shteti i Kosovës, ndërsa koha ku dyshohet se kanë hyrë në vendin tonë është e papërcaktuar.

Ndërsa furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor që u përdor nga grabitësit për të hyrë në aeroport, ka qenë i modifikuar me pjesë nga makina të tipeve të ndryshme.

Departamenti i Drejtorisë Kriminale në policinë e Shtetit ka kërkuar ndihmën e homologëve të tyre kosovarë, pasi dyshohet se në atë shtet është porositur një pjesë e mirë e bazës materiale, nga grabitësit e Rinasit. Veshja e kamuflazhit dhe uniformat e ngjashme me ato të punonjësve të sigurisë së aeroportit të Rinasit “ICTS”, dyshohet se janë porositur jashtë vendit.

Deri tani kërkimet policore dhe pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në Tiranë  e Durrës, ku dyshohet se grabitësit mund të kenë loguar furgonin e modifikuar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, nuk kanë dhënë rezultat.

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar informacion nga autoritetet kosovare në lidhje me familjen e Admir Murataj. Lidhur me këtë kërkesë ngrihen dyshime të forta se Admir Murataj i vrarë më 9 prill ka jetuar në Kosovë gjatë kohës që ka qenë në arrati, ndërsa u mor në pyetje, bashkëshortja e të ndjerit Albana Alimemeti. Ajo mohoi të ketë dijeni për grabitjen e Rinasit si edhe për personat që shoqërohesh në arrati vikima.

Dëshmi kanë dhënë edhe disa zyrtarë të “ICTS”, teksa u sekuestrua nga organi i akuzës edhe praktika e ndjekur nga kompania e cila është kontraktuar nga TIA për sigurinë e brendshme të aeroportit të vetëm kombëtar që ka Shqipëria./abcnews.al

 

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono