Grabitja e Rinasit, Lleshaj flet për dorëheqjen

12:39 | 11/04/201912:390

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha sot nga foltorja e Kuvendit se siguria e aeroportit të Rinasit tashmë  është e garantuar. Lleshaj tha se kjo ngjarje ka shumë aktorë të përfshirë brenda saj dhe se Policia e Shtetit ka siguruar prova të rëndësishme, që do të sjellin rezultate për hetimin. Më tej ai i është përgjigjur deklaratës së deputetit të opozitës Ralf Gjoni, i cili i kërkoi dorëheqjen nga salla e Kuvendit. 

“Gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Ajo që ka ndodhur është e rëndë. Ne kemi marrë masa të forta të plota për të zhbërë një histori turpi që është transferuar para 20 viteve në duart e një privati. Transferuam sovranitet në duart e një koncesionari privat. Nëse shikoni do të gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuuar në këtë situatë. Po është një cenim i sigurisë kombëtare dhe jo rrëzim. Aktorë dhe përgjegjës ndër vite për këtë situatë shqetësohen pse ndërhyri ushtrinë në aeroport. FA e ka në mision kushtetues sigurinë kombëtare. Nëse konstatojmë se është cenuar apo kërcënuar, FA ka detyrë që të japë kontributin e tyre. Ajo nuk kanë hyrë si forca të armatosura, por në mbështetje të policisë.
Porta e Rinasit u cenuar në kuadrin e disa sekondave. Nuk është turp kombëtar por incident, mos harroni 11 shtatorin se çfarë ndodhi, apo goditje terroriste, por asnjë komb nuk cenohet të shpallë gjendje të pa shpresë. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Policia reagoi në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë. Policia u sulmua me granata dhe nuk u tërhoq, nuk rrëzohet siguria nga një incident​​​​​​​. Ky grup kriminal është arratisur nga burgu i një vendi anëtar të BE-së, por nuk u shpall turp kombëtar atje. Meqë më përmende dorëheqjen, nuk kam luftuar asnjë ditë për ta pasur këtë post, nuk kam asnjë brengë për ta lenë, faleminderit për rekomandimin por atë e gjykoj unë me dinjitetin personal”, –tha Lleshaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono