Grabitja e Rinasit, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuar

17:59 | 24/04/2019

Pas një seancë që zgjati rreth 3 orë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Renaldo Sula, Oltion Veseli dhe Sajmir Çela do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Avokatët mbrojtës të tre të akuzuarve u shprehwn para gjykatës se nuk do e njohin dëshminë e të penduarit Alkond Bengasit, pasi sipas tyre nuk është marrë në prani të një avokati të zgjedhur prej tij, por në praninë e një avokati të caktuar kryesisht nga gjykata.

Renaldo Sula, Oltion Veseli dhe Sajmir Cela kanë mohuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Gjatë zhvillimit të procesit pati një ndërprerje duke qenë se avokatët kërkuan kohë që të njihen me aktet e dosjes.

Gjatë deklarimeve që ka dhënë Alkond Bengasi është shprehur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me vendin se ku gjenden lekët e grabitura. Ndërsa ka thënë se ka takuar tek servisi edhe Oltion Veselin.

Identifikimi i të dyshuarve është bërë nga Bengasi i cili i ka njohur nëpërmjet fotove. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar edhe një telefonatë mes kunatës së Klement Çalës dhe një tjetër familjareje të tij.

Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi, por përgjigja e ADN mbërritur nga Greqia saktësoi se viktimë ishte Admir Murataj.

Pritet që ditët në vazhdim do të caktohet edhe masa e sigurisë për të arrestuarin e pestë të dyshuar për grabitjen e bujshme, Elton Piklin të arrestuar të martën./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono