Grabitja e Rinasit, “daja” hesht para grupit hetimor

15:22 | 28/04/2019

Ragip Hajdini i arrestuari i gjashtë për grabitjen e disa milionave euro në Rinas dyshohet që të jetë personi që ka siguruar furgonin që u modifikua dhe gjithashtu ka dyshime se Hajdini i njohur me pseudonimin “Daja” ka qenë një nga ideatorët e grabitjes. Polica e Shtetit ka kryer një sërë kontrollesh për gjetjen e parave, por pa mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

I arrestuari i gjashtë i supergrabitjes së Rinasit më 9 Prill 2019, Ragip Hajdini i njohur me pseudonimin “Daja”, është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Burime bëjnë të ditur për ABC News se kosovari nuk ka pranuar që të flasë para oficerëve të policisë dhe ka qëndruar i heshtur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia ranë në gjurmët e tij pasi bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi rrëfeu se e kishte takuar “dajën” së bashku me Admir Muratajn dhe një tjetër shtetas nga Kosova të njohur për grupin e hetimit si “Tani”.

Ragip Hajdini dyshohet të jetë personi që ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Gjithashtu sipas burimeve, kosovari sëbashku me Admir Muratjan dyshohen që të jenë edhe ata që kanë iniciuar grabitjen.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se gjurmët e parave janë ndjekur deri tek varrezat e Tapizës, ndërsa më pas janë zhdukur pa lënë gjurmë pasi rrugët nuk kanë kamera sigurie.

Pavarësisht kontrolleve të shumta që ka kryer policia nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e parave. Grupi i hetimit po insiston që të bindë Oltion Veselin që të tregojë se ku mund të kenë shkuar paratë pasi dyshohet se ai ka qenë në pistë së bashku me Admir Muratjn dhe të dyshuarin tjetër Klement Çalën.

Të dyshuar për grabitje  e Rinasit janë 17 presona midis tyre edhe një femër, e cila dyshohet të ketë djegur furgonin në Kamëz për të humbur gjurmët e ngatërruar policinë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë ndaluar 6 dhe në kërkim janë vëllezërit Eldi dhe Klement Çala. Të arrestuarit e kanë mohuar përfshirjen e tyre në grabitje, por organi i akuzës disponon prova të shumta ku një pjesë prej tyre u gjendën në furgonin që u tentua të digjej nga viktima Admir Murataj.

Pas provave të mbledhura nga Prokuroria janë gjurmë gishtash, fije flokësh dhe përgjimet telefonike midis familjarëve të të dyshuarve dhe të arrestuarve me njëri-tjetrin. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono