Grabitja e Rinasit, Baraj: Përgjegjësinë e ka koncensionari

17:45 | 12/04/2019

Për deputetin e Partisë Socialiste, Besnik Baraj, grabitjet si ajo e Rinasit mund të ndodhin në çdo vend të botës. Ai ishte i ftuar në studion e ABC News, ku tha se përgjegjësinë për sigurinë në aeroport e ka koncensionari.

“Mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo vend të botës, ku politika duket se është e pandershme. Me ligj e ka përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit brenda të këtij perimetri e ka koncensionarja. Është kjo arsyeja që qeveria për shkak të sensibiliteti mori këtë përgjegjësi që ne e kemi parë në Rinas, ku është Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit”, tha Baraj.

Për sa i përket akuzave se vjedhja në aeroport është krim shtetëror, deputeti tha se është e papranueshme të abuzohet me diçka të tillë nga partitë. Ai theksoi se ky krim duhet dënuar nga të gjitha forcat politike në Shqipëri.

“Po t’i qëndrojmë kësaj, abuzimet do të jenë të ndërsjella. Unë e hedh poshtë dhe nuk pranoj të bëj palë me krimin asnjë forcë politike. Por kur vjen puna te abuzimi është i tillë që për mua është i papranueshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një vjedhje siç ndodh në çdo vend të botës. Kemi të bëjmë me një krim që duhet dënuar nga të gjitha forcat politike”, tha ai.

Gjithashtu, Baraj mbrojti edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Deputeti socialist theksoi se reagimi i policisë ishte i jazhtëzakonshëm.

“Nganjëherë reagimi i opozitës është aq i politizuar, aq tendencioz që të bën të mbrohesh në një formë jo simetrike por në një formë të tillë për të thënë jeni ju faktorë që nxisni këto ngjarje. Nga pikëpamja ligjore është detyrimi i koncensionarit për të pasur siguri në të gjithë aeroportin. Reagimi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm në atë përplasje. Le t’ia lemë hetimit të zbulojë si qëndron e vërteta”, tha Baraj.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono