Google gjobitet me 150 milionë euro

08:41 | 23/12/201908:410

Në muajin shtator,Google,ka pranuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.

Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për, siç tha, sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta.

Rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze.

Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave.

Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, tha se dominimi i Google në reklamat online është “i jashtëzakonshëm”.

Sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.

Google tha se do ta apelojë gjobën./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono