Gonzalo Higuain pezullohet me dy ndeshje

23:44 | 13/11/2018

Sulmuesi i skuadrës së Milanit, Gonzalo Higuain është pezulluar me dy ndeshje pas protestave ndaj arbitrit Mazoleni ne ndeshjen ndaj Juventusit. Argjentinasi do të mungojë në ndeshjen deçizive për zonën Champions ndaj Lazios.

Nuk ka qetësi për sulmuesin e Milanit, Gonzalo Higuain. 30-vjeçari është pezulluar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq në sfidën me Juventusin dhe protestave ndaj arbitrit kryesor të takimit, Mazoleni.

Vendimi u dha nga Gjykata Sportive ku e dënoi aktin e 30-vjeçarit duke e cilësuar si një sjellje kërcënuese. Si pasojë bomberi argjentinas do të humbasë ndeshjen me Lazion dhe Parmën pas përfundimit të pauzës së kombëtareve.

Kjo përkthehet në një dhimbje koke për trajnerin Gatuso, i cili nuk po vendos dot ekuilibrat e duhura në skuadër dhe një mungesë e Higuain përbën njëproblem serioz.  Në sfidën ndaj Lazios, objektivi janë tre pikët për të shpresuar për arritjen e objektivit madhor që është kualifikimi në Champions League.

Higuain do të rikthehet për kuqezinjte në ndeshjen ndaj Torinos që do të luhet në San Siro. Në këtë fillim sezoni Higuain ka shënuar 5 gola në kampionat, por dhe ka zhvilluar disa paraqitje në nivele shumë të larta duke u shndërruar në lojtarin kyç të skuadrës. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono