Golden State merr epërsinë ndaj San Antonio


13:00 | 17/04/2018

Golden State mbylli me sukses edhe ndeshjen e dytë të plej ofit ndaj San Antonios në basketbollin amerikan. Kampionët në fuqi u udhëhoqën nga lojtari i tyre kryesor, Kevin Durant.

Ylli vendas e fitoi sërish duelin.

Kevin Durantit nuk iu drodh dora për të dytën ndeshje me radhë, dhe Golden State arriti në epërsinë 2-0 në raundin e parë të plej ofit ndaj San Antonios.

Përballë tij, Lamarkus Olldrixh bëri gjithçka dhe mund të thuhet se nuk ishte aspak më poshtë, por doli nga fusha i mundur.

Durant shënoi 32 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, si dhe bllokoi një gjuajtje.

Olldrixh realizoi 34 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe shërbeu 3 asistë.

Sfida e madhe e NBA-së, dikur një finale e Konferencës Perëndimore, përfundoi 116-101 për kampionët në fuqi, ndërsa të dyja skuadrat kishin nga një yll mangut.

Stephen Curry pritet të kthehet vetëm në raundin e dytë për kalifornianët, ndërsa San Antonio nuk ka shpresë për ta pasur Leonardin, i cili madje është në prag të largimit.

Përballja në “Orikëll Arena” të Oklendit ishte e fortë të paktën deri në pjesën e tretë, me San Antonion që ishte në avantazh në pushim të ndeshjes.

Sidoqoftë, Golden Stejti pati më shumë talent sesa ekipi i trajnerit Greg Popoviç, ndaj edhe bëri diferencën në fund.

Duranti u mbështet shumë nga kapiteni Klej Tompson që realizoi 31 pikë, ndërsa plot 9 lojtarë vendas arritën të shënonin kosha.

Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan janë favoritë për të kaluar raundin, e pritet të arrijnë pa probleme në finalen e Konferencës Perëndimore, ku besohet se do të kalojnë provën më të vështirë, përballë Hjustonit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono