Golden globe 2019, fitojnë “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book”

14:49 | 07/01/2019

Filmi biografik mbi jetën e legjendarit të “Kuin” Fred Mërkuri me titull “Bohemian Rhapsody” fitoi dy çmimet kryesore në ceremoninë e Golden Globe 2019. Këto çmime konsiderohen si paradhoma e çmimeve Oskar.

Tre Globe të artë për “Green Book”, dhe dy për “Bohemian Rhapsody”, dy për “Roma”, dhe vetëm një për “A star is born”. Ceremonia e Golden Globe shënoi hapjen e sezonit të çmimeve të kinemasë duke e shpallur “Green book” komedinë më të mirë.

Filmin për jetën e Fredi Mërkurit u shpall filmi më i mirë dramatik. Ndërsa ishte një zhgënjim për “A star is born”, i kandidurar për pesë çmime duke marrë vetëm atë të këngës më të mirë “Shallou” të Ledi Gagas.

Çmimin e aktores më të mirë që jepet nga Hollivud Foreign Press Association, e mori Glen Klouz për filmin “Bashkëshortja”.

Rami Malek, i cili luajti rolin e Freddie Mercury, u zgjodh aktori më i mirë protagonist ndërsa aktori më i mirë jo protagonist u shpall Mahershala Ali për “Green Book”, film që fitoi dhe çmimin e skenarit më të mirë.

“Roma” është filmi më mirë i huaj dhe Kuaron regjisori më i mirë. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono