Goditet grupi që trafikonte mina me telekomandë

15:30 | 07/12/2018

Një grup që trafikonte lëndëplasëse dhe mina me telekomandë u godit nga Policia e Krujës.

Dy persona Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 26 vjeç, të dy nga Kukësi përfunduan në pranga ndërsa u sekuestruan tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartopecetë dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Dy kuksianët me çantat me eksploziv u kapën në Thumanë gjatë operacionit “Muzgu”.  Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gramë secili. Policia njoftoi se sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e  veprave të rënda kriminale./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono