Goditet banda italo-shqiptare e drogës, 43 në pranga

09:00 | 14/03/2018

Antiamfia italiane ka goditur dy banda të rrezikshme kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria për në Itali. Në operacionin e koduar “Shefi” janë arrestuar 43 persona.

Drejtoria Investigative e Antimafias së Barit në Pulja ka goditur dy organizata kriminale të fuqishme të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në vendin Itali. Lajmi është konfirmuar nga mediat përtej Adriatikut që shkruajnë se mes Italisë dhe Shqipërisë, në operacionin e koduar “Shefi”, janë arrestuar 43 persona. Për këtë operacion të gjerë janë angazhuar të paktën 200 agjentë të antimafias italiane, karabinjerë, policë, agjentë të guardia di finanza, Interpol dhe policia shqiptare.

 

Mediat italiane njoftojnë se shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë. Megjithatë idenditeti i tyre ende nuk bëhet i ditur. 43 personat akuzohen për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të marjuanës, kokainës dhe hashashit.

Ndërkohë, hetimet për këtë çështje kanë filluar në 2016 nga antimafia italiane. Gjatë investigimit, agjentët kanë bërë të mundur sekuestrimin e disa skafeve që janë nisur nga Shqipëria dhe që kanë zbarkuar në Pulja./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono