Gjylameti: Raporti i ODIHR duhet të na ulë me opozitën për reformën zgjedhore

22:42 | 01/07/2019

E ftuara në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, mbrëmjen e sotme ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. E pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si e komentonte raportin paraprak të ODIHR ditën e sotme, në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Gjylameti tha se duhet pritur raporti përfundimtar ku do të shihen më qartë edhe problematikat në këto zgjedhje.

Mirela Milori: Odri Glover ka qenë tepër e kujdesshme në këtë raport, por fjalia e parë duket se përmbledh gjithçka, “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit”, cili është komenti juaj?

Blerina Gjylameti: Komenti i parë është që duhet të presim raportin përfundimtar për të patur gjithë problematikat që ka patur gjatë ditës së zgjedhjeve, po ashtu edhe për procesin përgatitor në mënyrë të tillë që të gjitha këto probleme të adresohen. Ajo që për mua vlen, është fakti që prej vitesh tashmë ne kemi një komision të reformës zgjedhore, ku diskutojmë adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it të zgjedhjeve të fundit në Shqipëri dhe gjithmonë shohim se kemi të njëjtin ngërc që më pas u transmetua edhe në ngërcin e përgjithshëm politik, sikundër është ai i mungesës së opozitës në parlament dhe besoj se do të duhet që ky rezultat zgjedhor dhe një analizë edhe për pjesën se si është mbajtur procesi, po ashtu leximi me shumë kujdes i rekomandimit të OSBE/ODIHR, duhet të na çojë në uljen sëbashku edhe me opozitën, qoftë parlamentare qoftë asaj jashtë parlamentare për të përfunduar njëherë e mirë reformën zgjedhore. Mendoj që është e vetmja mënyrë për të adresuar problematikën.

Mirela Milori: Mendoni se ky raport është goditës për ju dhe për PD?

Blerina Gjylameti: Ka një element që ne do duhet të presim raportin përfundimtar. Ajo që vlen të theksohet është se si reflekton një forcë politike ndaj vëzhguesve të huaj dhe se si atyo adresohen më pas me veprime konkrete. Në rastin që flasim mendoj që një klimë e tejnxehur politike, një muaj gati afërsisht, sjell që edhe faza përgatitore për procesin zgjedhor për ditën e zgjedhjeve, të ishte në një trysni të vazhdueshme, sepse kur shikon se mungon njëra pale dhe nga ky aspekt është pjesa e balancave që mund të ruhet. Po të shikojmë në raport thuhet se Partia Socialiste u angazhua për organizimin e gjithë procesit pavarësisht se pala tjetër vendosi të mos hyjë në proces. Jam e bindur që ne do të ishim shumë herë më të lumtur që ne të kishim Partinë Demokratike, LSI, me përfaqësuesit e tyre për të patur një garë shumë herë më të fortë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono