Gjykata pezullon planin e Trump për ndërtimin e murit me Meksikën

11:23 | 25/05/201911:230

Për herë të parë një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të ndalojë pjesërisht ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Ajo e ka konsideruar  jo të ligjshëm shmangien e administratës Trump ndaj procesit normal për marrjen e fondeve.

Një gjykatës federal ka bllokuar pjesërisht planin e Donald Trump për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. Gjykatësi Hejud Giliam ka nxjerrë një vendim për ndalimin e planit  të kreut të shtëpisë së bardhë për transferimin e një miliard dollarësh nga departamenti amerikan i drejtësisë për financimin e zgjatjes së murit. Në vendim kufizohet ndërtimi dhe në zona specifike në Teksas dhe Arizonë.

Giliam mori këtë vendim pasi dëgjoi argumentet e dy çështjeve një javë më parë.

Kalifornia dhe 19 shtete të tjera kanë ndërmarrë hapa ligjorë. “Siera Club” një koalicion komunitetesh përgjatë kufirit prezantuan gjithashtu një çështje ligjore. Vendimi i tij është i pari nga shumë çështje ligjore kundër vendimit të Trump për të shmangur procesin normal të marrjes së fondeve për të paguar ndërtimin e murit./ABC News 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono