Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Haradinajt

18:06 | 04/09/201918:060

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka cilësuar të papranueshme për interpretim kërkesën e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Andaj, Gjykata njëzëri vendosi të deklaroj kërkesën të papranueshme”, thuhet në njoftimin e kësaj Gjykate.

Më 19 korrik, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Dorëheqja e tij pasoi ftesën që kishte marrë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ku ishte ftuar për një intervistë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Më pas, Haradinaj i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që t’ia definojë përgjegjësitë gjatë kohës sa ai dhe qeveria në largim do të funksiononin në dorëheqje.

Si pasojë e vendimit të Haradinajt për dorëheqje, Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur 6 tetorin si datë për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë./REL

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono