Gjykata greke lë në burg Edmond Begon

13:18 | 20/08/2018

Biznesmeni shqiptar Edmond Bego, i arrestuar dy ditë më parë në Greqi, është lënë në burg nga gjykata e këtij vendi. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata greke  vendosi “arrest me burg” për 48-vjeçarin Bego derisa ndaj tij të ketë një kërkesë zyrtare nga Italia për ekstradim.

Edmond Bego u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi dhe është arrestuar për llogari të shtetit Italian. Sipas  policisë greke, ndaj tij rezulton të ketë një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës.

Sipas policisë greke, në momentin e ndalimit, 48-vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono