Gjykata e pranoi kërkesën e Tahirit për moszgjatjen e hetimeve  

14:47 | 11/02/2019

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka fituar një tjetër betejë në luftën e tij me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Gjykata pranoi ankimimin e bërë prej tij kundër zgjatjes me 3 muaj të hetimit, duke u lënë kohë prokurorëve deri në 10 Mars për ta dërguar ose jo dosjen për gjykim.

Hetimi i nisur ndaj ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, duhet të përfundojë deri në datën 10 Mars. Gjykata për Krimet e Rënda caktoi këtë datë si afat fundor të hetimit të Tahirit. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Liljana Baku e cila pranoi pjesërisht ankimin e ish-ministrit kundër zgjatjes së hetimit me tre muaj.  Në zbatim të vendimit të gjykatës, prokurorët kanë edhe një muaj kohë për të dalë me një përfundim nëse procedimi penal ndaj ish-ministrit duhet të pushohet, apo ai duhet të dërgohet si i pandehur në gjykatë. Ish-ministri nuk e fsheu entuziazmin, ndërsa tha se për të dhe prokurorinë kishte nisur numërimi mbrapsh.

Ish-ministri i akuzuar si garantor i “Habilajve” në trafikun e kanabisit kundërshtoi në gjykatë vendimin e Prokurorisë së datës 17 janar, që zgjati për të pestën herë radhazi afatin e hetimit të nisur ndaj tij. Prokuroria e argumentoi zgjatjen e afatit me kohën e nevojshme për mbërritjen e një letërporosie nga Mali i Zi dhe përkthimin e një tjetre të ardhur nga Italia. Ish-ministri e konsideroi shtyrjen si justifikim për zvarritjen e hetimit. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono