Gjykata e dënoi me burg, çfarë ndodh tani me ish-deputetin demokrat?

16:36 | 18/12/201916:360

Gjykata vendosi të dënojë sot me një vit burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji për “dosjen Babale”. Vendimi u shpall gjatë pasdites nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili renditi edhe akuzat me të cilat u dënuan ish-deputeti, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Veliu u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, kurse Olldashi me 6 muaj burg e konvertuar me 100 orë punë me interes publik.

Por çfarë ndodh tani dhe përse ish-deputeti nuk është në burg ashtu siç është vendimi?

Vjen reagimi i parë i Salianjit pasi u dënua me burg

Pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari, pritet që brenda dy javësh të publikohen edhe argumentet ligjore që çuan trupën gjyqësore që të marrë një vendim të tillë.

Pasi të shpallen edhe argumentet duke e bërë vendimin publik, Salianjit dhe të tjerëve u  lind e drejta që ta apelojnë atë në gjykatën e Apelit.

Këtë gjë e paralajmëroi sot vetë Ervin Salianji duke thënë se është dënuar nga banda e Lushnjes dhe se vendimin do ta apelojë.

Gjykata e Apelit duhet që të marrë çështjen në shqyrtim dhe të dalë me një vendim. Nëse gjykata e Apelit pranon të plotë vendimin e shkallës së parë, me të rënë çekiçi i gjyqtarit, ish-deputetit i vihen prangat në sallën e gjyqit dhe dërgohet në qeli.

Por kjo është një alternativë, pasi gjykata e Apelit mund ta pranojë të plotë, të pjesshëm ose ta rrëzojë fare vendimin e shkallës së parë.

Po ashtu, Apeli mund ta rikthejë sërish për gjykim dosjen “Babale” duke kërkuar shqyrtimin nga fillimi.

Me të gjitha këto alternativa, çështja duket se sapo ka filluar dhe pritet që përballja të kalohet në Apel.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono