Gjykata bllokon pasaportën e Saimir Tahirit/ Haxhia: Vendim absurd

14:51 | 12/12/201714:510

Gjykata e krimeve të rënda vendosi ndalimin e daljes jashtë vendit për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Avokati i tij Maksim Haxhia, e cilëson këtë vendim absurd dhe të pabazuar në asnjë provë. ABC News ka mësuar nga burime në Prokurori, disa të dhëna që tregojnë njohjen e ish-ministrit me Orest Sotën.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”, duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.

Gjykata mori vendimin mëngjesin e kësaj të marte pas kërkesës së organit të akuzës, që po e heton deputetin Tahiri për dy akuza; trafik i narkotikëve të kryer në formën e posaëme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërore.

Në një reagim pas këtij vendimi të gjykatës së krimeve të rënda, avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia theksoi se prokuroria nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata te vendose bllokimin e pasaportës së Tahirit.

Nderkaq ne lidhje me hetimet ndaj ishi ministrit te brendshem Saimr tahiri, abc neës ka mesuar nga burime nga grupi hetimor te dhena  te tjera lidhur me njohjen e Saimir Tahirit me biznesmenin 25-vjecar  Orest Sota. Sipas keture burimeve, Tahiri kishte udhëtuar dy herë jashtë vendit gjatë vitit 2017 me automjetin e Orest Sotës. Të dyja daljet ishin kryer nga Pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi. Zyrtarisht, udhëtimet kanë qenë në muajin shkurt dhe korrik të këtij viti. Të njëjtat burime saktësojnë se disa udhëtime janë kryer nga vetë deputetit Tahiri me makinën e 25-vjeçarit Sota edhe në vitin 2016.

Prokuroria thekson se Tahiri ishte kthyer në Shqipëri nga këto udhëtime  2 apo 4 ditë më pas.

Këto prova të reja, sipas organit te akuzës, provojnë njohjen e biznesmenit me ish-ministrin e Brendshëm, duke rënduar pozitën e këtij të fundit./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono