Gjukanoviç, politikani i pasur i Malit të Zi


12:40 | 16/04/2018

Millo Gjukanoviç është politikani i pasur i Malit të Zi, i cili qëndron në pushtet prej vitit 1991. Ai ka përcaktuar dhe orientimin e vendit drejt Perëndimit dhe jo Rusisë. Gjithashtu njihet edhe për akuzat për afera korruptive.

Millo Gjukanoviç, i lindur në vitin 1962 në Nikshiq, është në pushtet në Mal të Zi që prej vitit 1991, herë si kryeministër dhe herë si President. Megjithatë, ai ka bërë 3 pushime ndërmjet ushtrimit të detyrave shtetërore. Kur Gjukanoviç doli në skenën politike për herë të parë, ishe aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit. Por në 1996, duke parë ideologjinë diktatoriale, ai u kthye kundër Millosheviçit duke braktisur bashkimin tradicional të Serbisë dhe Malit të Zi në favor të pavarësisë. Gjithashtu njihet si mbështetës shumë i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës dhe gëzon një mbështetje të lartë tek shqiptarët e Malit të Zi.

Pasuria e tij personale shkon deri në 14 milionë euro, duke u rreshtuar kështu në 10 liderët më të pasur të botës. Ndërsa burimi i këtyre të ardhurave është bërë shpeshherë shkak për polemika të shumta dhe akuza për korrupsion. Gjukanoviç është një ndër personalitetet politike më kontroverse të rajonit të Ballkanit dhe është hetuar nga Organizata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe është listuar bashkë me Kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe Presidentin rus, Vladimir Putin si person i vitit për 2014-n, që bën të mundur promovimin e krimit të organizuar. Madje ndaj tij ka pasur një hetim dhe në Itali për këtë çështje.

Përveç kësaj, Gjukanoviç njihet dhe si politikani që hartoi planin dhe bëri të mundur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO pavarësisht protestave të dhunshme të bashkëpatriotëve të tij që mbështesnin Rusinë. Në këtë drejtim, ai ka vendosur të zgjedhë Europën dhe jo Kremlinin. Gjë e cila lidhet ngushtë edhe me ideologjinë e tij përkrah perëndimit dhe jo lindjes. Pikërisht për këtë ndaj tij ka pasur edhe një tentativë për grusht shtetit në zgjedhjet parlamentare të 2016. Hetuesit kanë arrestuar disa shtetas serbë për ngjarjen në fjalë dhe disa prej tyre raportojnë se urdhëri për grushtin e shtetit është marrë nga Rusia.

Ndërkohë, Gjukanoviç tashmë ka marrë mandatin për të udhëhequr vendin drejt integrimit në BE dhe për t’i dhënë fund ndikimit rus në vend. Dhe historia deri më tani ka treguar se çdo synim që ka pasur e ka përmbushur. Kështu që analistët mendojnë se për pak vite, Gjukanoviç do të përmbyllë anëtarësimin e Malit të Zi në Unionin Europian./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono