Gjuha shqipe në universitet, flasin studentët dhe pedagogia

18:35 | 28/03/2019

Probleme me gjuhën shqipe nuk kanë vetëm studentet, por dhe punonjësit e administratës.  Pak ditë pasi Kryeministri Rama hodhi idenë e futjes se gjuhës shqipe në universitete pedagogët e gjuhëve të huaja thonë se është e domosdoshme.

Studentët e anglishtes shpesh shprehen më mirë në gjuhë të huaj se në gjuhën shqipe. Paradoksi vihet në dukje nga pedagogia e Departamentit te Anglishtes në Universitetin e Tiranës, Daniela Hasa. Kur e pyesim se fare note do t’u vinte studentëve të saj për njohuritë në shqip pedagogia na jep këtë përgjigje.

Gabimet më të shpeshta sipas pedagoges që prej 15 vitesh jep lëndën e hyrjes në gjuhësi janë disa.  Studentët vetë theksin e vënë tek gramatika. Ajo është një ndër pikat e dobëta të tyre. Fajin për këtë ja lënë viteve të gjimnazit.

Problemet me shqipen pedagogia Hasa tregon se nuk i vëren vetëm në universitet. Përkthimi i shkresave zyrtare shpesh nxjerr në pah njohuritë e paketa gjuhësore të punonjësve në administratës.  Një tjetër arsye kjo ajo mendon se  gjuha shqipe duhet të zhvillohet dhe në universitete.

Ideja për të futur gjuhën shqipe si lëndë në universitete pak dite më parë u artikulua  dhe nga Kryeministri Edi Rama./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono