Gjonaj për ABC News: Në Qershor të 2019-s pritet vendimi zyrtar i BE për negociatat

17:31 | 27/09/2018

Në një intervistë eskluzive për ABC News, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se në Qershor 2019 pritet të merret vendimi i shteteve anëtare të BE-së për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu nënvizoi se gjatë periudhës tranzitore për arkitekturën e re të drejtësisë do të duhet të pritet plotësimi i posteve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, por edhe të të gjithë institucioneve të reja që do të arrijnë të ngrihen para Qershorit 2019.

Etilda Gjonaj: “Sot në fakt zhvillohet takimi i parë për të filluar punën teknike midis punës teknike të Komisioit Europian dhe të dy shteteve që janë Maqedonia dhe Shqipëria. Ashtu siç dhe ne kemi përmendur në mënyrë të vazhdueshme qeveria shqiptare ka treguar gjithë angazhimin dhe vullnetin e saj politik, por edhe në aspektin teknik duke filluar në këtë proces të sotshëm lidhur me negociatat dhe me diskutimet për këto negociata. Padiskutim kapitulli 23 është kapitulli i parë që po diskutojmë dhe kjo është dhe për shkak të faktit që ne kemi miratuar reformën në drejtësi që është një reformë e rë dhe jemi në fazën e zbatimit të saj. Një reformë që është shumë e rëndësishme dhe që është e pakrahasueshme me çdo vend të Europës të cilat janë futur rishtaz në Union. Dhe duke mbajtur në konsideratë të gjitha proceset që zhvillohen nga zbatimi i reformës në drejtësi, për të cilën e gjithë qeveria shqiptare ka ofruar të gjithëë mbështetjen teknike, infrastrukturore dhe në aspektin financiar me qëllim që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë dhe në ligjet përkatëse.”

Pyetje: “Pikërisht duke folur për reformën në drejtësi është e vërtetë që është një nga reformat më kryesore në letër, por kemi bllokime të institucioneve kyçe, siç është Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë që nuk janë funksionale. Ju si ministre e Drejtësisë si ndiheni për këtë duke filluar pikërisht sot ekzaminimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së”?

Etilda Gjonaj: “Ju jeni në dijeni që reforma në drejtësi është hartuar me mbështetjen teknike dhe politike të BE-së dhe KE-së në mënyrë të veçantë. Kjo do të thotë që çdo proces që ka qenë i diskutueshëm përsa i përket reformës në drejtësi, institucioneve të reja, përbërjes së tyre dhe gjithë këtij procesi tranzitor, padiskutim kanë qenë të diskutuara dhe miratuara që në atë kohë me Komisionin Europian. Ajo që do të thoja lidhur me vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, ashtu siç çdo sistem,  që kërkon një periudhë trnzitore për të rifilluar dhe për të rifilluar arkitektura e re e sistemit të drejtësisë do të duhet që të presim plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë nuk na duhet të presim shumë se si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë janë gati për t’u ngritur sapo të përfundojë procesi i anëtarëve të fundit të këtyre këshillave dhe gjithashtu KED do të bëjë të mundur që të rankojë të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe menjëherë sapo anëtarët e KED të përfundojnë Vettingun që është parashikuar të përfundojë në muajin Shtator, KED do të ketë mundësi të bëjë këtë rankim dhe më pas do të kenë mundësi të zgjidhen siç e parashikon ligji”.

Pyetje: “Ju sapo e thatë që ky proces lidhet ngushtë me procesin e Vettingut. A jeni e motivuar dhe a besoni se të gjtha këto ngërçe mund të zgjidhen para aprovimit nga shtetet anëtare të BE-së në Qershor të vitit ardhshëm”?

Etilda Gjonaj: “Zbatimi i reformës në drejtësi, i kësaj reforme që ndryshon sistemin tërësor përsa i përket drejtësisë, pa diskutim ka vështirësite e saj. Por jam e bindur që të gjitha institucionet e reja do arrijnë të ngrihen brenda Qershorit 2019 dhe njëkohësisht Vettingu ka dhënë rezultatet e veta më pozitive , më mbresëlënëse e thënë jo vetëm nga unë si ministre Drejtësie, por edhe nga të gjithë partnerët tanë të cilët kanë parë procesin nga afër nëpërmjet ONM, kështu që mendoj se nëpërmjet këtij procesi tranzitor të parashikuar për gjyqtarët dhe prokurorët do të përfitojmë një sistem drejtësie të pavarur, efektiv dhe ajo çfarë është shumë e rëndësishme të pakorruptuar”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono