Gjonaj me homologen franceze: Vullnet politik për reformën në drejtësi

13:30 | 07/05/201913:300

Reforma në drejtësi është e thellë dhe kërkon vullnet politik. Përgëzimet për çfarë është arritur deri më tani në sistemin e drejtësisë ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj i ka marrë nga homologia e saj franceze  Nicole Belloubet.

Që reforma në drejtësi të realizohet kërkohet vullneti politik. Është ministrja e drejtësisë franceze që e dha këtë mesazh pasi takoi homologen e saj shqiptare.

“Sapo pata një taim me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj. Më informoi për reformën në drejtësi e cila është e thellë dhe e gjerë për të cilën duhet vullnet politik të cilin ne e përshëndesim”.

Të dyja ministret theksuan rëndësinë e vazhdimësisë të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Francës.

E shoqëruar edhe nga Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe anëtari i këshillit të lartë Gjyqësor Erjon Muharremaj, ministrja e drejtësië Etilda Gjonaj mori konfirmin e homologes franceze për firmosjen në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit dhe ofroi mbështetjen e qeverisë franceze në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez, për formimin profesional në këtë fushë.

Një tjetër çështje për të cilën dy homologet u dakordësuan për të thelluar bashkëpunimin është ndryshimet në legjislacionin e Kodit Civil shqiptar. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono