Gjonaj: Koha të përgatisim një Kod të ri Penal

12:27 | 18/07/201912:270

Propozimet për ndryshimet në Kodin Penal për dhunën janë armët e duhura për të luftuar kriminalitetin sipas ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë seancës plenare të së enjtes kur po diskutohej për këtë çështje, Gjonaj tha se është e vetëdijshme për shqetësimet që ka krijuar ndryshimi i Kodit Penal herë pas here, prandaj sipas saj ka ardhur koha për të përgatitur një Kod të ri Penal.

“Jam e vetëdijshme për shqetësime jo vetëm të deputetëve, por edhe të profesionistëve dhe praktikantëve të ligjit penal që Kodi Penal ka pësuar ndryshime të shpeshta në këto 25 vjet të cilat janë diktuar nga nevoja të momentit, por pavarësisht shumë ndryshimeve të nevojshme që propozohen sot për shkak të një sërë faktorëve ka ardhur koha e përgatitjes së një Kodi të ri Penal. Një ndër prioritetet e qeverisë është pikërisht paketa antikrim e cila mban dhe rishikimin në tërësi të Kodit penal si dhe një sërë ligjesh të tjera për ta bërë më efektive luftën kudër kriminalitetit. Një Kod i ri Penal është një domosdoshmëri e kohës për të harmonizuar më mirë dispozitat e Kodit Penal të ndryshuara në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, e cila ka krijuar jo pak probleme në harmonizimin e tij të brendshëm. Kjo diktohet për t’i përshtatur më mirë institutet e parashikuara në Kodin Penal me zhvillimet e shoqërisë dhe më kryesorja me dukuritë e reja të vetë komunitetit në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti”, tha Gjonaj.

Sipas ministres së Drejtësisë ndryshimet që propozohen në Kodin Penal shërbejnë për të mbrojtur autoritetin e shtetit, por edhe transmetojnë një mesazh shumë të fortë në luftën ndaj kriminalitetit pavarësisht formës që shfaqet./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono