Gjonaj: Do rrisim pagat për punonjësit e burgjeve

21:26 | 26/07/201921:260

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi gjatë ditës se sotme masterplanin për Burgjet, duke vënë theksin tek fakti se ka ende punonjës që korruptohen dhe që nuk janë të denjë për të shërbyer në sistemin e burgjeve, por që kjo gjë do të ndryshoj për shkak të konsolidimit të vet sistemit të punonjësve në IEVP.

Gjonaj dha lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e burgjeve të cilët do të kenë rritje pagash me qëllim barazimin e tyre me atë të policisë së shtetit. Gjithashtu Ministrja u shpreh se janë marrë masa me zgjidhje të përkohshme ligjore siç është rasti për ndalimin e transferimit të punonjësve të policisë së burgjeve jo më larg se 45 kilometra.

Në fjalën e saj Gjonal përmendi edhe punën që është bërë për të shmangur korrupsionin pasi janë ngritur salla operacionale e cila bën të mundur monitorimin 24 orë në Institucionet penale apo instalimi i bllokuesve të valëve.

Falë mbështetjes buxhetore nga qeveria shqiptare, por edhe të ambasadës britanike, për herë të parë janë të instaluar bllokuesit e valëve në 3 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, u shpreh Gjonaj./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono