Gjonaj: 18 persona paditen në prokurori për korrupsion e shpërdorim detyre

13:42 | 10/04/201913:420

Vetëm javën e shkuar Policia e Shtetit ka evidentuar shtatë vepra penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe ka dërguar procedim penal 11 persona. Shifrat u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila bëri të ditur gjithashtu se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar në Prokurorinë për shpërdorim detyre drejtorin e Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Vlorë dhe gjashtë punonjës. /abcnews.al

 

Deklarata e plotë:     

Jam këtu përpara jush në këtë raportim të përjavshëm, lidhur me masat dhe rezultatet e punës së strukturave të luftës kundër korrupsionit në administratën publike.

Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsionka vijuar me inspektime dhe kontrolle në institucione e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.

Trupa e inspektorëve të Task Forcës Antikorrupsion ka ushtruar kontroll administrativ dhe ligjor në Qendrën Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), Tiranë, lidhur me respektimin e parashikimeve ligjore në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore, si dhe të vlerësimit të standardeve të paracaktuara të cilësisë dhe sigurisë që duhet të sigurohen nga këto institucione.

Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet në vijim;

  • Parregullsi dhe mangësi në mbajtjen dhe evidentimin e dokumentacionit ligjor në mospërputhje me respektimin e parashikimeve ligjore në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore;
  • Institucioni gjatë kësaj peridhe ka kryer përpjekje minimale për nxitjen dhe ndërgjegjësimin e institucioneve shëndetësore për të filluar dhe finalizuar procedurën ligjore të akreditimit apo arritjen/mbajtjen e standardeve shëndetësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë të ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët;
  • Vizitat e mbikëqyrjes së akreditimit, nuk kryhen rregullisht, periodikisht çdo një vit pas akreditimit, sipas parashikimit ligjor të detyrueshëm, qëllimi i të cilit është vlerësimi i vazhdueshmërisë së plotësimit të standardeve për akreditim, në kundërshtim kështu më legjislacionin në fuqi.

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”

  • për Drejtorin e institucionit,
  • përgjegjësin e sektorit dhe
  • 7 specialistët e Sektorit të Akreditimit dhe Sektorit të Cilësisë, Sigurisë, Menaxhimit të Rreziqeve dhe të Drejtave të Pacientit.

Janë rekomanduar gjithashtu dhemasa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Gjithashtu kontrolle periodike vijojnë të ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Në këtë javë, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë materialet procedurale, në ngarkim të 6punonjësve të IEVP-së Vlorëpër veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, përfshirë dhe Drejtorin e këtij institucioni.

Nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, nga java që lamë pas,janë evidentuar 7vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 11 autorë.

Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit janë kryer veprimet hetimore dhe referuar në Prokurori, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Dua ta mbyll deklaratën e sotme me një falenderim dhe një inkurajim për të gjitha institucionet ligjzbatuese të cilat vijojnë të punojnë duke prodhuar rezultate gjithnjë e më konkrete në sfidën e përbashkët të luftës kundër korrupsionit;si dhe të ftoj qytetarët të vijojnë e të na mbështetin me përfshirjen e tyre dhe denoncimet e rasteve korruptive që hasin në marrëdhëniet e përditshme me institucionet shtetërore.

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono