Gjonaj: 17 masa ndëshkimore në ZVRPP Kavajë

14:12 | 27/03/2019

Pas shkarkimit nga detyra të kryeregjistrueses në Hipotekën e Kavajës Task Forca Antikorrupsion rekomandoi edhe 17 masa të tjera disiplinore. Për 11 specialistë u mor vendimi për largim nga puna. Të dhënat u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes.

 

 “Pas një denoncimi të kryer në platformën “Shqipëria që duam”, Task Forca Antikorrupsion, ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, me objekt verifikimin e zbatimit të urdhrit të ministrit të drejtësisë të prillit të vitit 2018, për evidentimin, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha praktikave të prapambetura ose jashtë afatit nga ana e ZVRPP-ve, njëkohësisht verifikimin e cilësisë e transparencën.

Sistemi online i menaxhimit të aplikimeve nuk ka pasqyruar situatën reale të praktikave të trajtuara ose atyre jashtë afatit për faktin se sistemi nuk është administruar, apo përdorur nga administrata e kësaj zyre në mënyrë të vazhdueshme.

Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP Kavajë, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar dhe 17 masa disiplinore ku për 11 specialiste të ZRVPP Kavajë është rekomanduar “vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”, 6 specialistë të tjerë është rekomanduar “vërejtje me shkrim”.

Gjithashtu janë rekomanduar edhe masa administrative  për rregullimin e veprimtarisë s brendshme të ZRVPP Kavajë për përmirësimin e cilësisë”, theksoi Gjonaj/abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono