Gjoka: Shteti të ndalojë dhunën e tribunës VIP

13:33 | 04/04/201913:330

Shteti duhet të ketë ndëshkime të forta ligjore për dhunën në futboll, edhe kur ajo kryhet nga njerëz të tribunës VIP. Ky është mendimi i specialistit të njohur, Ernest Gjoka, që flet edhe për kërcënimet ndaj trajnerëve në Shkodër

Nga Tirana, në Laç apo Shkodër, ky vështirë të cilësohet sport.

Veçanërisht e rëndë ngjarja mes presidentëve të Laçit e Tiranës, në vazhdim të skandalit në “Selman Stërmasi”, dhe trajneri i njohur, Ernest Gjoka, mendon se gjithçka është në dorë të shtetit.

“Kur dikush që ka një status në tribunën VIP ngrihet, bërtet, shan, provokon, atëherë çfarë do të bëjnë njerëzit? Ne duhet të kemi një ligj. Ligji duhet të jetë si për tribunën VIP, sipër njeëzit, si për ndokënd, si për trajnerin apo lojtarin sepse ne që e ndiejmë dhe e kemi në kurriz këtë lloj presioni nuk e keni idenë se sa të vështirë e kemi të punojmë”, tha Gjoka.

Gjoka ishte vjet trajner i Vllaznisë dhe u kërcënua, ndërsa tashmë lajmet janë që është kërcënuar edhe trajneri aktual, Agim Canaj.

“Me një dashuri shumë të madhe sepse shkova në një qytet që ka prodhuar gjithmonë jo vetëm futboll, por edhe në art. Pata problem deri në rrezik të jetës sime për arsye sepse u mundova të jem profesionit dhe për arsye sepse ata njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e ekipit të mos jenë nëpër këmbë dhe të na pengojnë punët. Qytetin e ka kap pjesa e keqe. Ai qytet duhet të luftojë shumë me pjesën e keqe. Nuk është e kollajtë. Kam qenë prezent në disa raste sëbashku me kryetaren e bashkisë, ku presionin që kisha unë e kishte dhe ajo”, tha Gjoka.

Tekniku që fitoi Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin në 2014, analizon çerekfinalet e luajtura në mesjavë.

“Kam parë dy fytyra të Partizanit. Një fytyrë ndryshe në kampionat dhe një fytyrë ndryshe në ndeshjet e Kupës. Një Partizan që në Kupë është një ekip jo me atë agresivitetin e kampionatit, një ekip që e merr ndeshjen lehtë. Laçi bëri mirë, por Tirana arriti t’ia merrte në momentet e fundit. Kryendeshja ishte mes Kukësit dhe Teutës. Aty pashë një Kukës me një dëshirë për të kaluar dhe pashë një Teutë edhe pse është ekip me shumë cilësi nuk arriti të bënte asgjë”, tha Gjoka./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono