Gjobë 350 mijë euro subjektit të hidrokarbureve

14:00 | 11/08/2019

Qeveria e ka përqendruar aksionin kundër informalitetit ne sektorin e akcizës, ku fokusin kryesor e kanë marrë karburantet.

Mos deklarimi i 233 mijë litrave benzine ne depozitat e Porto Romanos, i kushtoi  një gjobë të majme një kompanie hidrokarburesh.

Një prej subjekteve më të mëdha në fushën e karburanteve është gjobitur me 350 mijë euro për shkak të mos deklarimit të saktë te sasisë që iu gjet në depozitat e Porto Romanos në Durrës.

Masa administrative ndaj këtij subjekti  u vendos në prani të ministres së Financave, Anila Denaj dhe drejtorit të përgjithshëm të doganave, Arlind Gjokuta.

Aksioni kundër informalitetit, i nisur muajin e fundit nga qeveria, ka për qëllim edhe zbulimin e masës në të cilën është abuzuar nga subjekte të caktuara me detyrimet që kanë ndaj buxhetit të shtetit.

Përpara se inspektorët tatimorë të trokasin në dyert e bizneseve, ministrja Denaj kishte një apel të fundit.

Ministrja e Financave paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të ketë kontrolle edhe në të gjithë subjektet që bëjnë pjesë në sektorin e akcizës ku përfshihen cigaret, pijet alkoolike dhe kafeja./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono