Gjiknuri tregon çfarë diskutuan në mbledhje, sërish thirrje për PD

13:54 | 07/11/201913:540

Pas përfundimit të mbledhjes të Komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari Damian Gjiknuri dha detaje nga ajo se çfarë është diskutuar.

Tesksa është shqyrtuar për draftin e ekspertëve, Gjiknuri u shpreh se partitë politike nuk kanë asnjë të drejtë në administrimin e zgjedhjeve.

Sot u diskutua një formë e re e reformatimit disa nga të dhënat janë bërë publike, qëllimi është të ndahet roli ekzekutiv dhe shkruajtja e rregullave. Procesi vazhdon, u njoftua mbledhja tjetër. Deputetët kërkuan kohë për të përgatitur më shumë pyetje. Ky ishte një njoftim që doja të bëja”, tha Gjiknuri.

Gjatë deklaratës për shtyp, Gjiknuri nuk hezitoi ti bënte sërish thirrje Partisë Demokratike, teksa e cilësoi si pjesë integrale e Reformës Zgjedhore.

PD është pjesë integrale e Reformës Zgjedhore, pavarësisht se nuk merr pjesë në mbledhje. Unë po pres propozimin e PD, nuk dua të shprehem paraprakisht. Unë kam një mandat, do e përmbush këtë mandat brenda afatit. Nëse ka një marrëveshje që një pjesë e propozimeve të PD të diskutohen në komision kjo do ishte një ngjarje e mirë për Shqipërinë”, tha ai.

Më tej Gjiknuri u ndal edhe tek statusi i nënpunësit civil, për të cilët tha se kush bën shkelje përjashtohet nga administrata zgjedhore.

Kujtojmë se drafti i ekspertëve parashikon depolitizim të administrimt të zgjedhjeve dhe reformatim të KQZ./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono