Gjiknuri inspekton investimet në nënstacionin elektrik në Lezhë


13:09 | 14/01/2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte në nënstacionin elektrik të Lezhës ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë. Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me fokus e përparësi zonën turistike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do ti nënshtrohet risturkturimit.
Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, e paralajmëroi nga Lezha ku u njoh me investimet e kryera në nënstacionin elektrik.

“Vetë kompania do ti nënshtrohet një ristrukturimi me ndarje të mëtejshme brenda saj. Kemi një vit ku fillon të japë frytet plani i rimëkëmbjes përfshirë dhe shlyerja e shumë borxheve dhe gropave të vjetra financiare të krijuara në sektor gjatë viteve të krizës. Mjafton fakti që energjia elektrike nuk është më në vëmendje të krizave siç ka qenë deri në vitin 2013. Ky është tregues se çfarë hapash gjigand janë bërë në këtë sektor krahasuar me ku e nisëm dhe atë ku jemi tani. Kuptohet ka ende shumë punë për të bërë. Investimet nuk do të mungojnë por duhet një menaxhim edhe më i mirë nga personeli këtu sidomos për të luftuar ilegalitetin”.

Investimet këtë vit, sipas ministrit Gjiknuri, do të përqëndrohen kryesisht në zonat turistike.

“Testet që kaluam me përmbytjet dhe me reshjet e muajve të fundit, treguan se gjithçka performoi shumë mirë edhe për shkak të investimeve që ne bëmë në hidrovore gjatë vitit 2016”.

Në Bashkinë e Lezhës në rrjetin elektroenergjetik vitin e shkuar u investuan rreth 5 milionë dollar, deklaroi ministri i Energjisë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono