Gjiknuri bisedon me Ymer Lalën: Doli llafi jot me 1 mijë vota plus!

21:45 | 19/06/2019

“Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit”, kështu shkruan “Bild” për përgjimet e fundit që ka publikuar.

Më tej në përshkrimin e saj për audio-përgjimet e publikuara shkruan: “Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri. Përgjimet tregojnë përse biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirët: Socialistët mbetën në pushtet. Liderët e policisë u promovuan. Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit”.

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Ymer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

Përgjimi 4

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q**nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q***robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty…

Përgjimi 9

Damian Gjiknuri: Alo..

Ymer Lala: A je duke ardhur 5 minuta apo si i ke punët?

Damian Gjiknuri: Ku je, hajde të pimë një kafe këtej.

Ymer Lala: Po e pimë kafen, por kam lënë njerëzit në monitorim e Qendrave, mos u vono të lutem

Damian Gjiknuri: Ku jeni? Tek kjoska aty jeni…

Damian Gjiknuri: Ok, hajt…..

Ymer Lala: Hajt mos u vono…/abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono