Gjermania përkujton sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

11:05 | 09/11/201911:050

Gjermania përkujton sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. I ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, mori kishte si synim të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në perëndim.

Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tre dekada më pas, natën e 9 nëntorit, 1989 dhjetra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në këtë vend në qershor 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan i tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik:  “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”.

Dy vjet pas fjalimit të presidentit Reagan, vetë gjermanët e rrëzuan.Pas disa javësh, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidenti i ri amerikan, George Bush deklaruan se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Gjermanët dhe vizitorë nga e gjithë bota festojnë përvjetorin sot. Por paqja mes Lindjes dhe Perëndimit, mbetet larg./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono