Gjermani, SPD mbështet fillimin e bisedimeve me Merkel


22:25 | 07/12/2017

Partia Social Demokrate dha miratimin për fillimin e bisedimeve me konservatorët e Angela Merkel për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Lideri i saj, Martin Shulc tha se do të nxisë plotësimin e kërkesave kyçe për arritjen e marrëveshjes.

Partia Social Demokrate në Gjermani, SPD, votoi të enjten pro mbajtjes së bisedimeve me konservatorët e kancelares Angela Merkel që mund të çojnë në formimin e një qeverie të re në fillim të vitit të ardhshëm. Negociatat mes dy forcave më të mëdha politike pritet të fillojnë javën që vjen. Opsionet e këtyre bisedimeve janë: formimi i një koalicioni të madh, tolerimi i një qeverie të pakicës të Merkel ose nëse dështojnë negociata do të ketë zgjedhje të reja federale.

Votimi i fundit me 24 shtator, futi politikën gjermane në një ngërç. Duke parë këtë situatë, lideri i SPD, Martin Shulc i kërkoi partisë së tij dritën e gjelbër për nisjen e bisedimeve, duke premtuar se do të nxisë plotësimin e kërkesave kyçe duke filluar nga përmirësimi i mirëqenies sociale deri tek në forcimi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk duhet të qeverisim me çfarëdolloj çmimi, por ne nuk duhet të refuzojmë qeverisjen me çdo kusht”, tha Shulc në Berlinit përballë 600 delegatëve, shumë prej të cilëve e urrejnë idenë e qeverisjes në hijen e Merkelit ashtu siç ka bërë SPD për katër vitet e fundit. Ish-presidenti i Parlamentit Europian, u zotua të nxjerrë përfitime të mëdha nëse SPD mbështet Merkelin për një mandat të katërt që nga fillimi i vitit 2018 në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Ai kërkoi që Berlini të bashkohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe përkrahësit e tjerë të reformave të mëdha të BE-së në nxitjen e bllokut dhe bashkimit të saj monetar, duke përfshirë rritjen e investimeve dhe emërimin e një ministri të përbashkët për eurozonën, i cili do të ketë dhe një buxhet. Ndërkohë, në fjalimin e gjatë, Shulc kërkoi edhe krijimin e “Shteteve të Bashkuara të Europës” deri në vitin 2025./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono