Gjergj Prevazi shpallet koreografi më i mirë në festivalin “Vojdan Cernodrinski”

16:30 | 17/06/201916:300

Gjergj Prevazi është nderuar me çmimin koreografi më i mirë në edicionin e 54 të Teatrit në Maqedoninë e Veriut “Vojdan Çernodrinski”. Prevazi  Në një intervistë për ABC News e cilëson si një shpërblim të punës  këtë vlerësim. Nga ana tjetër ai thotë se teatri shqiptar ka bërë hapa para, por  duhet një strategji integruese jo vetëm në rajon por edhe Europë.

Shfaqja “Vdekja e Dantonit” me regji të Dino Mustafic nuk ndalet, pas shpalljes si shfaqja më e mirë në festivalin mbarëkombëtar në Tiranë, tashme rrëmben tre çmime në Festivalin e 54 të Teatrit në Maqedoninë e Veriut “Vojdan Çernodrinski”. Aktori më i mirë në rol episodik, Gëzim Zherka, Koreografia më e mirë, Gjergj Prevazi dhe materiali më i mirë promocionues, Ngadhnjim Mehmeti.

Vdekja e Dantonit  regjisori Dino Mustafic. Shfaqja më e mirë në festivalin mbarëkombëtar të Teatrit

Gjergj Prevazi vitet e fundit është mjaft prezent në bashkëpunimet e shfaqjeve teatrale në rajon dhe më gjerë. Bashkëpunimi me regjisorin e Equs Dino Mustafic apo “Nënë e bijë”  si dhe së fundmi me “Darken e Dantonit” rezultojnë një sukses. Prevazi thotë se ato i bashkon koncepti i njëjte për Teatrin

Bashkimi i disa mediumeve  në Teater ka qenë thelbi që në gjeneze të Teatrit, por lëvizja dhe krijimi skenave dhe mizanskenave në teatrin bashkëkohore janë domosdoshmëri.

Megjithese produkisionet teatrore në vend kanë bërë hapa para në krijimin e dinamizmit, në këndvështrimin e koreografit Prevazi, ka ende shumë për të bërë në këtë aspekt.

Por nga ana tjetër Gjergj Prevazi thotë se duhet një strategji më e mirë që të nxjerrë Teatrin  shqiptar nga izolimi i tij.

Prevazi sapo ka nisur bashkëpunimin për një shfaqje tjetër me regjisorin boshnjak  Dino Mustafaic për Cehovin “kopshtin e vishnjeve  i cili do të ketë premieren në Korçë në festivalin e Komedisë në shtator.

Në këndvështrimin e Prevazit Teatri Shqiptar ka qenë shumë larg realitetit. /ABC News Albania24/7

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono