Gjendje e jashtëzakonshme në Australi si pasojë e zjarreve

11:33 | 09/11/201911:330

Në Australi është gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë një zonë të gjerë pyjore. Autoritetet konfirmuan dy viktima dhe e cilësuan situatën si të paprecedentë.

Vijon gjendja e emergjencës në pyjet e New South Në Australi. 1500 zjarrfikës po punojnë pa pushim për të shuar 70 vatra zjarri në të gjithë vendin. Për momentin janë konfirmuar dy viktima, dhe pse janë disa që janë shpallur të zhdukur.

Më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, dhe më shumë se 350 koala kanë ngordhur si pasojë e zjarrit, një masakër e vërtetë sipas autoriteteve

Kolonia e koalave jetonte në rezervën natyrore të liqenit Ines dhe u dogj ie tëra nga flakët, ndërkohë që drejtori i spitalit veterinary u spreh se para zjarrit atje ndodheshin 600 koala. Sipas tij kjo është një tragjedi kombëtare pasi kjo popullsi koalash është vërtet unike.

Flakët kanë përfshirë një zonë të gjerë pyjore, ku aktualisht janë shkrumbuar 2 mijë hektarë bimësi. Banorët e zonave të ndryshme janë paralajmëruar të kenë kujdes nga ajri i ndotur si pasojë e tymit, që mund t’i shkaktojë problem sidomos fëmijëve, të moshuarve, dhe personave me patologji kardiake apo në frymëmarrje.

Shumë nga zjarret kanë shpërthyer në zona që po përjetojnë një periudhë të gjatë thatësie, dhe favorizohen nga erërat e forta dhe temperature deri në 35 gradë Celsius./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono