Gjendet i vdekur në varreza shqiptari në Itali

10:28 | 11/09/201810:280

Një 59-vjeçar shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Italinë fqinje është gjetur i pajetë paraditen e së hënës në Milano.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, punonte si mirëmbajtës i varrezave të Cuggiono. Ai u gjet i pajetë nga banorë të zonës, të cilët njoftuan ambulancën.

Ndihma e shpejtë mbërriti në varrezat e Croce Azzurra di Buscate pak para orës 10:00, por pavarësisht përpjekjeve, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë.

Mediat fqinje shkruajnë se ai ishte tejet i njohur në zonë dhe kishte shumë vite që punonte në varreza.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, që momentalisht nuk dihen ende./tvklan.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono