Gjeli i detit mbetet simboli i vitit të ri për shqiptarët pavarësisht çmimeve, fermerët ankohen se shitjet kanë rënë

12:26 | 31/12/201912:260

Gjeli i detit vijon të mbetet i pazëvendësueshëm në tryezën e shqiptarëve për darkën e ndërrimit të viteve. Çmimi varion nga 8-9 qind lekë për kg por pavarësisht kësaj qytetarët shprehen se janë rritur me këtë traditë dhe do vijojnë ta blejnë. Nga ana tjetër fermerët ankohen se shitjet gjatë këtij viti kanë qenë më të ulta.

Gjeli i Detit mbetet simboli i darkës së Ndërrimit të Viteve për Shqiptarët. Në tregun e Baldushkut çmimi varion nga 8 deri në 9 qind lekë për kg.

Qytetarët shprehen se pavarësisht çmimit ata do ta blejnë gjelin e detit pasi janë rritur me këtë traditë. Ndërsa shpjegojnë se i janë drejtuar këtij tregu pasi duan që të blejnë një produkt të rritur në  natyrë.

Kundrejt një pagese prej 3 lekësh fermerët ofrojnë edhe therjen e gjelit të detit.

Por Fermerët ankohen se shitjet këtë vit kanë qenë më të pakta nëse e krahason me vitet e tjera ndërsa çmimi është pothuajse i njëjtë. Kjo periudhë e  vitit është shpërblimi për lodhjen përgjatë një viti për rritjen e gjelave të detit.

Tregu i Baldushkut në kryeqytet funksionon prej 5 vitesh dhe shumë qytetarë zgjedhin që të blejnë gjelin e detit në këtë zonë e cila njihet për rritjen dhe mbarshtrimin e tyre./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono