Gjebrea: Është tentuar që mazhoranca të goditet në të gjitha format

17:41 | 08/03/2019

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, ka deklaruar në ABC News se mazhoranca është tentuar të goditet në të gjitha format. Duke marrë parasysh protestat e fundit, ajo theksoi se duhet të jenë demokratike. Ndërsa për sa i përket rasteve, kur ndaj kryeministrit është hedhur bojë dhe është goditur me vezë, ajo i quajti si shfaqje të shëmtuara.

“Dhuna nuk duhet të prevalojë në protesta që duhet të jenë demokratike. Kemi parë edhe ato shfaqje të shëmtuara në parlament, në veçanti ndaj zotit Rama. Është tentuar që mazhoranca të goditet në të gjitha format. Format e dhunës ishin të dukshme. Kam qenë vetë në seancën parlamentare edhe kam parë turma që me fjalor fyes tentonin të godisnin deputetët.

Ne shpresojmë që opozita do përdorë format demokratike të protestës që janë protesta pa dhunë. Nëse është opozita lajmëron me mesazhe simpatizantët për t’u mbledhur, bën thirrje nga më të fortat, unë nuk e di çfarë emri t’i vë kësaj? Këto janë dukshëm të mbështetura nga partitë opozitare. Nuk janë protesta si të studentëve.

Nëse kanë nevojë për dialog, të ulen. Rama e ka treguar që është për marrëveshje. Basha është mjaftueshëm i rritur për të gjykuar”, tha Gjebrea.

Ajo tha gjithashtu në studion e ABC News, se Partia Socialiste do jetë gati për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pasi data që ka caktuar Presidenti i Republikës është legjitime.

“Ne presim si do ndodhë situata. Nuk kemi dëshirë të jemi vetëm. Jemi të gjithë të motivuar për të punuar për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne do duam të kemi opozitën si kundërshtar. Ne kemi një datë të caktuar nga President. Çdo gjë është legjitime dhe ne do përgatitemi për zgjedhjet e 30 Qershorit”, tha Elona Gjebrea./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono