Gjakmarrja ngujon shqiptarët, Tirana kryeson në viktimat e “Kanunit”

16:35 | 16/05/2019

Gjakmarrja, një fenomen i lashtë në veri të vendit dhe jo vetëm, vijon të ngujojë shqiptare dhe të marrë jetë të pafajshme. Sipas një raporti të komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Tirana është qyteti me numrin më të madh të personave të vrarë sipas “Kanunit”.

Gjakmarrja vijon të ngujojë shqiptarë. Tirana, qyteti me numrin më të madh të personave të vrarë me “kanun”.

Fenomeni i gjakmarrjes ka qenë pjesë e pandashme e shoqërisë shqiptare, kryesisht në trevat veriore të vendit. Por sipas sociologëve ai vijon të jetë një fenomen mjaft i ndeshur dhe shqetësues, edhe pse vendi ynë aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Sociologët evidentojnë edhe disa nga faktorët që ndikojnë në këtë fenomen, duke veçuar mungesën e ndëshkueshmërisë. Prej vitesh Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar punon për shuarjen e hasmërive mes familjeve dhe faljen e gjakut.

Kreu i këtij komiteti, Gjin Marku thekson janë të ngujuar qindra fëmijë që mbeten të paarsimuar apo qindra kryefamiljarë që nuk kanë mundësi të punojnë.

Sipas Markut, moszbatimi i urdhrave të mbrojtjes të lëshuar nga gjykatat për persona të ndryshëm në konflikt, është bërë shkak për ngujimin e tyre.

Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar gjatë viteve të fundit për shkak të gjakmarrjes dhe hasmërive janë vrarë 69 persona në vitin 2017, 74 të tjerë gjatë 2018 dhe gjatë muajve të parë të këtij viti, 34 persona.

Qytetet  me numrin më të madh të personave të vrarë për gjakmarrje janë Tirana dhe Shkodra, e pas tyre, me një numër të vogël, renditen Fieri, Vlora, Berati, Durrësi dhe Elbasani.

Disa nga Bashkitë me problematike për numrin e të vrarëve në rang vendi janë Tirana me 26% dhe Shkodra me 20%, ndërsa të tjerat me 4 %./ ABC News Albania 24/7

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono