Gjak i ri në kombëtare: Mavraj jashtë, 4 risi nga Reja

08:23 | 03/10/201908:230

Shqipëria do të luajë më 11 tetor dhe 14 tetor kundër Turqisë dhe Moldavisë, ndërkohë që trajneri Edoardo Reja pritet të dalë shumë shpejt në konferencë për shtyp dhe të publikojë listën e lojtarëve për këto dy takime.

Pritet që të ketë risi. Në numrin e sotshëm të “Panorama Sport” raportohet se nuk do të ketë një ftesë për kapitenin e kombëtares, mbrojtësin Mërgim Mavraj. Futbollisti i Greuther Further u la në stol në sfidën me Islandën dhe tashmë nuk do të jetë as i grumbulluar.

Reja po planifikon të afrojë disa të rinj dhe njëri prej tyre është sulmuesi shtatlartë i Chelsea, Armando Broja. Italiani gjithashtu ka parë nga afër Endri Çekiçin. Pogradecari po paraqitet mirë në Slloveni dhe tanimë do të ketë një ftesë për të.

Hysen Memolla do të rikthehet në kombëtare. Mbrojtësi kavajas po luan si titullar në Finlandë me KPV, madje ka shënuar edhe dy gola. Risia tjetër do të jetë Taulant Seferi, sulmuesi i Xamax. Sikurse kuptohet, Reja po planifikon të sjellë gjak të ri në kombëtare. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono