Gina i shkarkuar e Nezha i komanduar takim në Prokurorinë e Elbasanit

09:52 | 10/01/2018

Ajo që u paralajmërua një ditë më parë ka ndodhur sot në Prokurorinë e Elbasanit.

Më herët në mëngjes në prokurorinë e Elbasanit mbërritën të dy drejtuesit, si Dritan Gina të cilit i është ndërprerë komandimi nga prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ashtu  edhe drejtuesi i ri i caktuar përkohësisht në prokurorinë e Elbasanit Ardjan Nezha.

Mësohet se ata janë takuar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe kanë biseduar për disa minuta. Ish-drejtuesi i Prokurorisë Gina, i ka komunikuar prokurorit Nezha për hapat ligjore që do të ndjekë për të sqaruar çështjen e tij. Ai i ka bërë të qarte drejtuesit të ri se nuk do ta lëshojë zyrën e shefit të prokurorisë në Elbasan.

Nga burime të ABC News mësohet se prokurori Ardian Nezha vazhdon të qendrojë në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit.

Gina, gjatë një konference shtypi dje deklaroi se nuk largohet nga zyra pasi vendimi i shkarkimit te tij është i paligjshëm. Nezha nga ana tjetër u prezantua zyrtarisht në orën 15.00 dje para stafit të prokororisë të Elbasanit. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono